Marrëveshja e qirasë për hapësirën afariste lidhur midis kompanisë “Hej” dhe Lotarisë shtetërore, Qeveria jo vetëm që e ka zgjidhur, por është edhe bazë për ngritjen e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale, thotë kryeministri Hristijan Mickoski, sepse siç shtoi, është nënshkruar me një çmim tre herë më të lartë se çmimi i tregut.
Pas kësaj, nga VLEN dolën me lëvdata se po e luftojnë bixhozin, siç kanë premtuar, ndërsa Fatmir Sabriu mes tjerash tregoi se vlera e marrëveshjes mes kompanisë “Hej” dhe Lotarisë shtetërore kap vlerën e 2.26 milionë eurove për qira për periudhë disavjeçare.
Sipas Sabriut nga VLEN, deri në gusht 2024, për vetëm 13 muaj, Lotaria Shtetërore i kishte paguar “Pucko Petrol” mbi 300,000 euro për qiranë e kësaj hapësire tregtare.
