Sot Kuvendi i Malit të Zi votoi Qeverinë e pakicës të kryesuar nga kryeministrit Dritan Abazoviq, por cilat janë prioritetet e politikës së jashtme të Qeverisë.
Abazoviq tha se prioritetet e politikës së jashtme të Malit të Zi përcaktohen me Kushtetutë dhe theksoi nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe ruajtjen e besueshmërisë së Malit të Zi në NATO.
“Agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, të cilin qeveria e mëparshme e ka dënuar tashmë dhe është zotuar të respektojë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ka shkaktuar zhvillime të trazuara gjeopolitike. Pavarësisht këtyre sfidave dhe gjenerimit të krizave të reja, Malit të Zi i janë hapur perspektiva të reja për t’u anëtarësuar në BE”, tha ai.
Prioritetet e Qeverisë së tij përfshijnë reformën e shërbimit të sigurisë dhe reformën zgjedhore. Ai tha se Qeveria do të punojë në mbrojtjen e standardeve dhe në këtë kontekst edhe rritjen e pensioneve dhe përfitimeve sociale. Instrument kyç për luftën kundër korrupsionit është miratimi i Ligjit për shqyrtimin e prejardhjes së pasurisë, të cilin, siç tha Abazoviq, do ta dorëzojë në Kuvend me procedurë urgjente.
Si çështje të diskutueshme Abazoviq theksoi tri temat për të cilat palët në përbërje të Qeverisë kanë negociuar më së shumti janë regjistrimi i popullsisë, nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe në Mal të Zi dhe iniciativa rajonale Ballkani i Hapur (Open Balkan).
Në ekspoze, Abazoviq ka komentuar shkurt për këto tema.
Ai tha se Ligji për regjistrimin e popullsisë është duke u planifikuar në përputhje me standardet evropiane. Kjo çështje shkakton tensione në Mal të Zi, sepse për një pjesë të opinionit politik nuk është çështje statistikore, por çështje të regjistrimit kombëtar dhe fetar.
Ndër prioritetet e programit të qeverisë së re është rregullimi i marrëdhënieve kontraktuale me bashkësitë fetare në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi. Me marrëveshjen bazë, shteti i Malit të Zi duhet të saktësojë marrëdhëniet pronësore-juridike me kishën ortodokse serbe.
Edhe pse nuk e ka përmendur konkretisht Ballkanin e Hapur, Abazoviq ka thënë se Qeveria do të merret me shqyrtimin e iniciativave rajonale në kuadër të qëllimit kyç – anëtarësimit më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Partitë pro-malazeze janë kundër Iniciativës për Ballkanin e Hapur, e cila e konsideron atë pjesë të projektit të “botës serbe”, qeverisë aktuale në Serbi.
