Këshilli i Prindërve të Kosovës përshëndetë ftesën e Ministrisë së Arsimit për mbajtjen e mësimit, përkundër paralajmërimit të SBASHK-ut për grevën e paraparë për ditën e nesërme, kurse nga SBASHK-u kërkon që në këtë kohë mjaftë specifike për nxënësit, të marrin vendimin e tyre jo të lehtë për prolongim të grevave në mënyrë që mësimi të zhvillohet normalisht.
“Po ashtu edhe njëherë i bëjmë apel edhe MASHT-it , që obligimet që kanë ndaj mësimdhënësve ti përmbushin në mënyrë që mos të vie deri te ndërprerja e mësimit. Mësimdhënësit edhe në kohërat më të vështira kanë dëshmuar përkushtimin e tyre, moral, intelektual dhe patriotik dhe kanë punuar në kushte dhe rrethana më të rënda andaj ne Këshilli i prindërve kërkojmë edhe një herë një veprim të matur dhe të guximshëm të mësimdhënësve në mënyrë që mësimi edhe këtë fundvit të përfundon sipas plan-programit të paraparë”, thotë ky Këshill.
