Princi Leka reagon për deklaratën e Lavrovit: Nuk ka krahasim mes Krimesë dhe Kosovës

TË FUNDIT

Princi shqiptar Leka ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov ku krahason Krimenë, Donjeckun dhe Luhanskun me Kosovën, transmeton TV21.

Princi Leka thotë se nuk ka krahsim mes Krimesë dhe Kosovës, pasi siç shton, Sllobodan Millosheviqi kreu gjenocid, spastrim etnik dhe përdhunoi mijëra gra.

“Sapo ndoqa deklaratën e Lavrov për Kosovën. Nuk ka krahasim mes Krimesë dhe Kosovës! Millosheviqi kreu krime lufte për gjenocid dhe spastrim etnik, 17 mijë civilë u vranë, 20 mijë gra u përdhunuan. 117 vende njohin pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe vendimin e GJND-së”, shkruan në reagim Princi Leka.