“Prill në dhjetor” për të 9-tin vit me radhë organizohet në Tetovë

TË FUNDIT

Mbrëmë në Tetovë, u mbajte manifestimi tradicional njëditor “Prill në dhjetor me poetë mbarëshqiptarë. Manifestimi “Prill në dhjetor” u mbajte në Shënd e Verë nën organizimin e Vjollca Berisha. Ky manifestim ka për qëllim, siç thotë organizatorja Vjollcë Berisha që të mendojmë për letërsinë dhe të flasim për letërsinë.

“Bëhet fjalë për recitalin e fundvitit “Prill në dhjetor” është i 9-ti me radhë që organizohet. Vitin e kaluar për shkak të pandemisë nuk e organizuam dhe këtë vit kishim entuziazmin më të madh për ta mbajtur. Ka një recital që e bëjmë unë dhe Xhemazije Rizmani dhe më pas performojnë poetët. Ideja është që të mendojmë për letërsinë dhe të flasim për letërsinë. Të bëjmë pak prill ndonse është dhjetor, u shpreh Vjollca Berisha – organizatore.