Pretendohet se presidenti i Sudanit Jugor urinoi në pantallona gjatë një ceremonie

TË FUNDIT

Mediat e huaja raportojnë se gjatë përurimit të një rruge në Sudanin e Jugut, ka ndodhur një ngjarje e pazakontë. Aty ishte i pranishëm presidenti i vendit Salva Kiir Mayardit, i cili tërhoqi vëmendjen e turmës pasi vërejtën diçka që rrodhi nga pantallonat që i kishte veshur presidenti.

Pretendohet se ai urinoi dhe se pantallonat që i kishte veshur iu lagën, derisa po intonohej himni i këtij vendi. Në videon e publikuar më poshtë, shihet Kiir Mayardit duke qëndruar me dorë në zemër, ndërsa pantallonat çdo herë e më shumë vinin duke iu bërë më të lagura. Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale, kurse nuk dihet nëse presidenti i Sudanit të Jugut ishte i vetëdijshëm që kjo po i ndodhte.