“Presim vendim lirues” – Konjufca nga Haga: Dhjetëra figura ndërkombëtare e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptarë të Kosovës

TË FUNDIT

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga tha se Kosova pret vendimi lirues për ish-krerët e UÇK-së.

Ai shtoi se në shtabin e përgjithshëm të UÇK-së nuk pati asnjëherë mekanizma të përbashkët kriminalë.

“Ishin dhjetëra figura ndërkombëtare që e dëshmuan luftën e drejtë mbrojtëse të popullit shqiptarë të Kosovës. Ajo luftë u zhvillua nga UÇK-ja, këtë UÇK e udhëheqi shtabi i përgjithshëm dhe në shtabin e përgjithshëm kurr nuk ka pasur asnjëherë ndonjë mekanizëm të përbashkët kriminalë. Për këtë jemi dëshmitarë ne, si popull i Kosovës dhe si qytetarë. Ne presim vetëm një vendim, aktgjykimin lirues”, u shpreh ai./21Media