Presidentja e Komisionit Evropian vaksinohet kundër Covid-19

TË FUNDIT

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursulla von de Leyen është vaksinuar sot kundër Covid-19.

Pasi ka marrë dozën e parë, ka shkruar se procesi i vaksinimit do të përshpejtohet, pasi janë duke u përshpejtuar procedurat sigurimin e tyre.

“Pasi e tejkaluam përqindjen prej 100 milion të vaksinuar në BE, jam shumë e lumtur që sot e mora dozën e parë kundër Covid-19. Vaksinimi do të përshpejtohet, pasi porositë janë duke u përshpejtuar. Sa më shpejtë që vaksinohemi, as më shpejtë do ta fusim në kontroll pandeminë, shkroi në Twitter von de Leyen./TV21