Nëpërmjet Twitter, Presidenti Turk Erdogan, ka falënderuar të të gjitha shtetet për solidarizimin pas tërmetit që goditi Izmirin.
Ai në Twitter ka shpërndarë një fotografi me flamujt e shteteve të cilëve iu falënderua, përfshirë Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Kosovën.
Erdogan në Twitter shkruan: “Falënderoj të gjitha vendet mike që shprehën mesazhe ngushëllimi me rastin e tërmetit në Izmir dhe që njoftuan gatishmërinë e tyre për të ndihmuar. Ne si Republikë e Turqisë, me të gjitha institucionet tona, jemi në terren pranë qytetarëve tanë. Situatën e kemi nën kontroll”.
