Presidenti përshëndet marrëveshjen Zaev-Mickoski, zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 15 korrik

TË FUNDIT

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski e përshëndetë marrëveshjen e arritur mes liderëve të partive politike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 15 korrik të këtij viti.

Siç kumtuan nga Kabineti i tij, njëkohësisht presidenti Pendarovski shfaq pritje se zgjedhjet do të jenë të drejta dhe demokratike, siç i takon një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që po fillon negociata me BE-në.

“Konsensusi i arritur për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, sipas presidentit Pendarovski është edhe një tregues se në çdo vend të pjekur demokratik është i domosdoshëm dialogu politik përmes të cilit sillen vendime të harmonizuara dhe vendime kryesisht në interes të qytetarëve të vendit tonë”, qëndron në kumtesën nga Kabineti i presidentit të shtetit./MIA

Го поздравувам постигнатиот договор помеѓу лидерите на политичките партии, предвремените парламентарни избори да се…

Gepostet von Stevo Pendarovski am Montag, 15. Juni 2020