Presidenti Pendarovski bën thirrje për përgjegjësi që ta ruajmë shëndetin tonë dhe të njerëzve përreth

TË FUNDIT

Presidenti Stevo Pendarovski në profilin e tij në Fejsbuk në lidhje me situatën me koronavirusin, shkroi se derisa ekspertët e shëndetit të gjejnë një vaksinë për Kovid-19, virusi për fat të keq do të jetë realiteti ynë.

“Ai i godet të afërmit tanë, miqtë, të njohurit tanë. Është e rëndësishme që të gjithë të jenë të vetëdijshëm për rolin që luajnë në përhapjen e këtij virusi ose në zvogëlimin e numrit të pacientëve”, ka shkruar Pendarovski në Fejsbuk.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi në mënyrë që ta ruajmë shëndetin tonë, por edhe të njerëzve përreth nesh.