Me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, për datën 8 Shtatori presidenti i shtetit Stevo Pendarovski uroi këtë ditë me mesazhe jo të zakonshme, i cili shprehet se dështimet sisitematike shkatërruan besimin e qytetarëve tek institucionet.
“Çmimin e paguajnë ata që kontribuuan më pak në situata të tilla. Studentët në arsim, të sëmurët në shëndetësi, të varfërit dhe të rinjtë. Gjithnjë e më shpesh solidariteti dhe ndjeshmëria kanë filluar t’i lënë vendin egoizmit dhe apatisë dhe ky është një mjedis në të cilin njerëzit nuk duan të jetojnë. Të nderuar bashkëqytetarë, e di që këto nuk janë mesazhe të zakonshme për festë, por janë të nevojshme, sepse më 8 shtator 1991 qytetarët votuan për një Maqedoni të rregullt dhe të begatë të cilën ende nuk e kemi”, tha Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa Kryeministri Dimitar Kovaçevski shprehet se 8 Shtatori bën thirrje për vendimmarrje të lirë si detyrë demokratike me qëllimin për një jetë më të mirë.
“Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar. Me gjuhë të njohur maqedonase dhe identitet maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropa me pakicë. Sikur të ishte koha e duhur: të sigurojmë standardin e jetesës që dëshirojmë, cilësinë e jetës që meritojnë të rinjtë tanë, të jetojnë në një vend të sunduar nga ligji funksional, në një mjedis ekologjikisht të pastër, të gjelbër, një vend të pavarur nga energjia”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi duke uruar 32 vjetorin e Maqedonisë së Veriut bën thirrje që të gjithë të jenë të përgjegjshëm për një të ardhme më të mirë.
“Me festën e sotme, plotësojmë 32 vjet nga vendimi historik i referendumit, në të cilin qytetarët shprehën lirisht vullnetin e tyre dhe kolegët tanë deputetë e hodhën në letër dhe në jetë atë vullnet për një shtet të pavarur, sovran me një subjekt juridik të njohur ndërkombëtarisht”, pohoi Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Me rastin e festës së pavarësisë në Maqedoninë e Veriut është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e vendit.
