Presidenti italian vizitoi Maqedoninë e Veriut/ Matarella: Vonesa në nisjen e bisedimeve nuk ishte aspak e mençur

TË FUNDIT

Takimi mes presidentit të Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, Stevo Pendarovski dhe Serxho Matarella,  filloi me një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II.

Fokusi i takimit ishte rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së si dhe kriza energjetike në mbarë botën. Presidenti Pendarovski tha se Brukesli nuk duhet ta kujtojë Ballkanin Perëndimorë vetëm kur kemi probleme të mëdha, por të fokusohet që sa më shpejt të hapërojmë drejt BE-së.

 “Duhet të jemi të sinqertë dhe të themi se integrimi i Ballkanit Perëndimor, vitet e kaluara për fat të keq nuk ishte prioritet politikë në Bashkimin Evropian. Është mirë që pas disa vitesh, flas jo vetëm për shtetin tim por për gjithë rajonin, mirë është që pas disa vitesh pasiviteti i samiteve të fundit europian, kemi vendim për hapjen e bisedimeve me ne dhe me Shqipërinë, që është për t’u përshëndetur edhe dhënia e statusit kandidat të dy shteteve si Ukraina dhe Moldavia. Shpresoj se fokusi i ri i Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë vetëm për raste urgjente si me pushtimin rus në Ukrainë, por duhet të jetë i përhershëm, sepse Brukseli nuk duhet ta kujtojnë Ballkanin vetëm kur kemi problem të mëdha”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Italian, Serxho Matarella, tregoi mbështetje të pa rezervë për Maqedoninë në rrugëtimin e saj drejt BE-së dhe tha se vonesa e BE-së për nisjen e bisedimeve nuk ishte aspak e mençur.

 “Dua të them se edhe pse është me vonesë, për fat të keq kjo vonesë nuk ishte e mençur, vendimi për të filluar bisedimet për Maqedonisë e Veriut për hyrje në BE, megjithatë ata japin dhe shpërblejnë mundin që Bashkimi Evropian e bëri për Maqedoninë e Veriut. BE është e ardhmja jonë e përbashkët, këtë e themi në të gjitha vendet, sepse pa hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, BE-ja nuk do të jetë e plotë”, pohoi Serxho Matarella, president i Italisë.

Si aleatë në NATO, Pendarovski tha se me presidentin e Italisë, Matarella kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për luftën në Ukrainë dhe e kanë riafirmuar thirrjen për ndërprerje urgjente të agresionit rus ndaj një shteti sovran. Matarella po ashtu u takua edhe me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe kryeministrin Dimitar Kovaçevski.