Presidenti i Ukrainës: Kam biseduar me Biden! ShBA ka nisur përgatitjet për ndihmë ndërkombëtare

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy përmes një video i është drejtuar popullit. Ai konfirmon se Rusia tashmë ka nisur pushtimin e Ukrainës, ndërkaq thotë se ShBA ka siguruar se do të ketë mbështetje ndërkombëtare.

“Rusia ka kryer goditje mbi infrastrukturën tonë ushtarake, mbi kufitarët tanë dhe mbi vetë kufijtë . Në shumë qytetet të Ukrainës janë dëgjuar shpërthime. Po vendosim gjendje lufte në të gjitha rajonet në vendin tonë. Para një minute kisha bisedë telefonike me presidentin Biden. ShBA tashmë ka nisur përgatitjet për ndihmë ndërkombëtare. Sot kemi nevojë të jemi të qetë. Nëse është e mundur, ju lutem qëndroni në shtëpi”, tha mes tjerash Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës.