Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka falënderuar Shqipërinë dhe vendet e tjera anëtare të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së që mbështetën rezolutën e prezantuar pikërisht nga delegacioni shqiptar dhe ai amerikan, ku dënohet sulmi rus në Ukrainë.
“I jam mirënjohës të gjitha shteteve, të cilat e votuan rezolutën, për të ndaluar sulmin e pabesë rus në Ukrainë”, shkruan Zelensky në Twitter.
Zelenskyy theksoi se vetoja Ruse, e cila e rrëzoi rezolutën, është e përlyer me gjak në pllakën e saj në Këshillin e Sigurimit dhe është një njollë gjaku në hartën evropiane.
“Koalicioni kundër luftës duhet të veprojë menjëherë”, ka përmbyllur presidenti ukrainas, duke i bërë sërish thirrje Perëndimit, për të vepruar mbi aktet e Moskës me sanksione të ashpra dhe masa konkrete ushtarake.
Grateful to all members of the UN Security Council 🇦🇱 🇧🇷 🇫🇷 🇬🇦 🇬🇭 🇮🇪 🇰🇪 🇲🇽 🇳🇴 🇬🇧 🇺🇸 who voted to stop 🇷🇺 treacherous attack on 🇺🇦 & 🇺🇳 Charter. The veto of 🇷🇺 is a bloodstain on its plaque in the Security Council, the map of Europe & 🌎. Anti-war coalition must act immediately!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
