Presidenti i Ukrainës me video-mesazh: Të gjithë jemi ende në Kiev!

TË FUNDIT

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video nga rrugët e Kievit pas thashethemeve në mediat ruse se ai ishte larguar nga kryeqyteti.

“Ne jemi të gjithë këtu”, tha ai, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë dhe kryeministri i tij.

“Ne po mbrojmë pavarësinë tonë, shtetin tonë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha presidenti në video./21Media