Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan më 9 dhe 10 dhjetor do të vizitojë Azerbejxhanin, bëjnë të ditur nga zyra e tij.
Turqia i ka ofruar mbështetje të fuqishme Azerbejxhanit gjatë luftës disa javore me Armeninë për rajonin Nagorni Karabakut. Lufta disa javore mes Azerbejxhanit dhe Armenisë përfundoi më 10 nëntor pas një marrëveshje për armëpushim e ndërmjetësuar nga Rusia.
Që nga fillimi i armëpushimit, vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan është e para nga një president i huaj në Baku. Më 10 dhjetor Erdogan do të marrë pjesë në një paradë të madhe ushtarake në Baku, kur edhe do të festohet “Fitorja e Karabakut”.
Më herë nga Ankaraja njoftuan se Rusa dhe Turqia janë dakorduar për të monitoruar armëpushimin nga një qendër e përbashkët paqeruajtëse.
Ndërkaq, muajin e kaluar, parlamenti turk votoi për vendosjen e një misioni për ngritjen e një qendre me Rusinë. Qendra do të krijohet në një zonë që do të përcaktohet nga Azerbajxhani. Moska ka theksuar vazhdimisht se Turqia nuk duhet të ketë trupa në terren.
