Presidenti i Shqipërisë Meta shprehu solidaritet me popullin turk dhe grek

TË FUNDIT

Pas tërmetit në Turqi dhe Greqi, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shprehu solidaritet me popullin turk dhe grek.

“Ky është një moment solidariteti njerëzor dhe reflektimi për t’u qëndruar pranë familjeve të viktimave dhe autoriteteve të Turqisë dhe Greqisë, për të përballuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore”, shkroi Meta në Fejsbuk.

Ai shtoi se i gjithë populli shqiptar është pranë popujve të dy vendeve mike, me dëshirë për të tejkaluar këtë fatkeqësi.

“Unë dhe gjithë populli shqiptar u qëndron pranë popujve miq turk dhe grek, me urimin për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhembjen familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre. Shqipëria do t’u gjendet pranë vendeve mike me të gjithë kapacitetet e mundshme të saj”, thekson Meta.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u dërgoi telegram kolegëve të tij, Mustafa Shentop dhe Konstantin Tasoulas.

“Kam dëgjuar me shumë shqetësim lajmin për tërmetin shumë të fuqishëm që goditi Samosin, Izmirin dhe zonat përreth. Në këto kohë të vështira, Kuvendi i Shqipërisë dhe i gjithë populli shqiptar janë afër popujve tanë miq dhe fqinjëve dhe ne shprehim dhimbjen dhe solidaritetin tanë me qytetarët dhe të afërmit e viktimave”, tha Ruçi.

Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha gjithashtu shprehu solidaritet, duke shtuar se ai po ndjek informacionet me shumë shqetësim dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të viktimave dhe u uroi të lënduarve shërim të shpejtë.