Presidenti i Kroacisë vaksinohet kundër virusit korona

TË FUNDIT

Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq, sot publikisht u vaksinua kundër virusit korona.

Edhe shefi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura u vaksinua kundër Covid-19.

Presidenti kroat pasi u vaksinua iu drejtua qytetarëve që të vaksinohen.

“U bëj thirrje të gjithëve që duan, por edhe atyre që nuk duan të vaksinohen dhe kjo gjithmonë ndihmon. Mendoj se në këtë moment kur kemi më shumë vaksina, nga ata që janë gati për tu vaksinuar, do të ketë një kthesë. Njerëzit po vaksinohen, më mirë është të vaksinohesh se sa të sëmuresh”, porositi presidenti kroat, Zoran Milanoviq.