Presidenti i Italian, Sergio Mattarella ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi, pak orë pasi ky i fundit e kërkoi.
Sipas një deklarate zyrtare nga Presidenca e Italisë, Mattarella i kërkoi Draghit që t’i drejtohej më parë parlamentit.
Kryeministri italian Mario Draghi njoftoi se do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit të qevreisë partia Pesë Yjet tërhoqi mbështetjen e tij në një votëbesim të madh të enjeten
Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021.Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë ishte zhdukur.
“Do t’ia dorëzoj dorëheqjen presidentit të republikës sot në mbrëmje”, tha ai.
Refuzimi i Lëvizjes Pesë Yjet për të mbështetur Dekretin kyc të ndihmës, në Itali që gjithësesi u votua të enjten edhe pa mbështetjne e tyre, sinjalizoi rënien e qeverisë.
dekreti që u bë mollë sherri, do të ndajë miliarda euro për familjet dhe kompanitë , në përpjekje për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit. Por refuzimi i Lëvizjes Pesë Yje për të votuar në parlament shkaktopi një krizë të madhe pasi partia e tij është një nga më të rëndësishmet në koalicionin qeverisës.
Draghi e kishte pohuar se do ta linte qeverinë nëse Lëvizja Pesë Yjet do të largohej nga shumica në pushtet.
