“Prerja Cezariane”,çka duhet të dini?

TË FUNDIT

Për çdo grua që është duke lindur,është një moment i veçantë në jetën e saj andaj kërkonë vëmendje maksimale para një momenti shumë të rëndësishëm në jetën e saj!

Në shumicën e rasteve , ajo rrjedh spontanisht , pa komplikime , dhe në rrethana të tilla obstetër dhe gjinekolog rekomandojnë lindjen e fëmiut në mënyrë të natyrshme.Nëse ndodh që nuk mund të bëhet deri në fund lindja spontane, atëherë mjeku merr vendim për të përfunduar me seksionin cezarian.

Kohëve të fundit thuhet se ka indikcione të qarta se ka rritje se shumë gra shtatëzëna këtë proces e kryejnë në formën e prerjes cezariane,duke mos tentuar në lindjen e natyrshme.Se a është një mënyrë e shëndetshme dhe a ka indikacione negative paraprakisht obsteter të shumtë japin disa këshilla para se një grua t’i nënshtrohet një intervenimi të tillë.

Nëna me sëmundje të rëndë të mushkërive duhet të harrojë në seksionin cezarian.Prerja cesariane nuk rekomandohet edhe nëse nëna ka anomali gjenetike,sepse kjo do të jetë fatle për fetusin. Është konfirmuar se foshnjat që kanë lindur natyrshëm kanë shumë më pak vështirësi në frymëmarrje pas lindjes,në krahasim me foshnjat e lindura me prerje cezariane, pavarësisht nga fakti se këto foshnje duken të shëndetshme dhe të bukur.

Shkencëtarët kanë treguar se fëmijët e lindur nga prerja cezariane kanë mushkëritë e papjekur, të cilat në të ardhmen mund të kenë probleme më të shpeshta të frymëmarrjes dhe disa me oreksin. Gjithashtu mjekët vlerësuan se nënat që lindin me prerje cezariane mund të ketë probleme me laktacionin(ushqyerja me gji) ku bëhet edhe më i vështirë krijimi i kontaktit të parë me fëmijën.