Premier League nuk do transmetohet në Rusi, dhurohen 1 milion £ për Ukrainën

TË FUNDIT

Premier League nuk do të transmetohet në Rusi, pasi anglezët kanë ndërprerë marrëveshjen me Okko Sport që transmetohet kampionatin.

Të gjitha klubet kanë vendosur unanimisht për ndërprerjen e kësaj marrëveshjeje, për shkak të pushtimit që Rusia po i bën Ukrainës.

Veç kësaj, Premier League ka vendosur të dhurojë edhe 1 milion sterlina për Ukrainën që po kalon një nga momentet e saj më të vështira.