Prej të hënën fillon pagesa etapore e pensioneve të shtatorit

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Prej të hënën më 28 shtator fillon pagesa etapore e pensioneve të shtatorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se pensionet  do të paguhen para kohe dhe në mënyrë etapore, me qëllim që të mundësohet  mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushte të rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.

“Marrja e pensioneve përmes filialeve  dhe ekspoziturave  të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela  do të realizohet në katër grupe, sipas vlerës së pensionit dhe atë të hënën do të jepen pensionet me vlerë deri 11.000 denarë, të martën pagesa  e pensioneve në vlerë prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë, të mërkurën pensionet  në vlerë prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë, dhe të enjten pensionet në vlerë prej mbi 18.000 denarë”, kumtoi MPPS.

Pensionistët të cilët përdorin kartela pagesore, lidhur me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, me paratë mund të disponojnë  prej të hënën 28 shtator. Ata mund ta marrin pensionin  në bankomat, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesë  në rrjetet tregtare ose për pagesa elektronike.

“Procesimi etapor  i pensioneve do të mundësojë zbatim të rekomandimeve dhe masave  për parandalim dhe përhapje të virusit, duke e marrë parasysh atë që pensionistët si grup më i moshuar janë më të rrezikuar. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale tregon se pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve,  sistemi pensional është stabil dhe funksionon pa probleme. Apelojmë deri te pensionistët ta respektojnë orarin  e pagesave, sepse pagesa etapore është bërë me qëllim që të zvogëlohet rrëmuja para bankave dhe mundësitë për rrezikim të shëndetit personal dhe publik”, thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Nga MPPS përkujtojnë edhe në obligimin për mbajtje të maskës mbrojtëse  e cila e mbulon pjesën e hundës dhe gojës si dhe mbajtja e distancës gjatë pritjes rend para dhe brenda në banka.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This