Prej sot orë policore në Shqipëri

TË FUNDIT

Shqipëria prej sot  vendosë orë policore si pjesë e përpjekjeve të parandalohet përhapja e koronavirusit, kryesisht pas rritjes së rasteve në disa javë të fundit.

“Të gjithë qytetarëve do t’u ndalohet  t’i braktisin shtëpitë e tyre prej orës 22:00 deri në 06:00. Lëvizja e kufizuar fillon prej sot dhe do të zgjasë tre javë, që, megjithatë, varet nga gjendja epidemiologjike me Kovid-19. Nga  ky vendim përjashtohen  vetëm shërbimet për nevoja urgjente, gjegjësisht  sektoret  elektrodistribumi, ujësjellësi, telekomunikimet, njësitë e zjarrfikësve, njësitë dhe mediumet”, ka informuar Ogerta Manastirliu.

Prej sonte nga ora 22:00 deri në 06:00 mbyllen edhe objektet hotelerike (përveç shërbimit për dorëzim) përderisa administrata publike, sipas specifikave të sektorit, do të punojë kryesisht onlajn ose me rotacion, me respektim të ashpër të protokolleve.

Duke e paralajmëruar vendimin e orës policore,  kryetarja e Komitetit të ekspertëve për ballafaqim me pandeminë  dhe zëvendësministre e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale Mira Rakacoli tha se  në këtë hap kanë vendosur  pas analizës detajore  të gjendjes me pandeminë dhe aktivitetet e realizuara deri tani, si dhe përvoja nga shtetet tjera.

Për mosrespektim të orës policore parashikohet  gjobë në vlerë prej 80 euro.

Në datën 15 të muajit të kaluar Qeveria solli vendim për mbajtje të obligueshme të maskës mbrojtëse edhe në hapësirë të hapur për çka gjoba arrin 25 euro ndërsa për çdo mosrespektim  të sërishëm  të masës gjoba është 40 euro./MIA