Prej sot mund të paraqiten fëmijët për t’u vaksinuar

TË FUNDIT

Prej sot prindërit dhe kujdestarët do të mund t’i paraqesin fëmijët e tyre për t’u vaksinuar.

Këtë do të mund ta bëjnë deri të premten, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Për vaksinimin e fëmijëve do të duhet të caktohen terminë dhe ajo do të jetë në ueb faqen vakcinacija.mk duke filluar prej sot deri të premten dhe më pas do të ndahen terminët, për shkak se vaksina Pfizer kur do të duhet të hapet, do të duhet të vaksinohen 6 persona, sepse kanë nga 6 doza. Të hapen dy apo tre fëmijë, atëherë kemi rrezik që një numër i caktuar të gjuhen dhe kjo nuk duam të ndodh”, tha Filipçe, transmeton TV21.