Prej sot, Maqedonia e Veriut deri të hënën është në izolim total

TË FUNDIT

Duke filluar prej sot, në ora 16:00 dhe deri të hënën në ora 05:00, tërë territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në izolim total.

Kjo është masa më e re që hynë në fuqi, e që ka për qëllim të parandalojë shpërndarjen e koronavirusit.

Gjatë kësaj jave është rritur izolimi apo ora policore edhe ditëve të punës, gjegjësisht prej të mërkurës ora policore ka filluar prej orës 16:00 deri në ora 05:00.