Prej sot hotelierët do të punojnë deri në orën 21! OPH: Masat financiare të qeverisë, më të rëndësishme se orari i punës

TË FUNDIT

Pako e masave ekonomike, por vetëm për industrinë e hotelerisë. Oda e pavarur e hotelierëve nuk është optimist se edhe me pakon e pestë të masave kundër krizës do të përfshihen në mënyrë të mjaftueshme për përkrahje të veprimtarisë së tyre. Hotelierët jo vetëm që kanë marrë më pak, ata madje nuk morën subvencione e as mundësi për të aplikuar dhe për të shfrytëzuar kredi për shkak të numrit të madh të kushteve të parapara me pakot financiare.

“Në vend që të na përgjigjen  “DO TË” shohim dhe “DO TË” bisedojmë, e lusim zv/kryeministrin Bytyqi urgjentisht dhe sa më shpejtë që është e mundur të caktojë termin për takim të përbashkët pune nëse Qeveria dhe ministritë përkatëse kanë qëllime serioze, me pakon e pestë të masave të sjellin vendime dhe masa për NDIHMË RACIONALE DHE PËRKRAHJE NË KUADËR TË MUNDËSIVE që do të jenë drejtpërsëdrejti të dedikuara për industrinë e hotelerisë”, njoftojnë nga Oda e Pavarur e Hotelierëve.

Restorantet dhe objektet hotelierike prej sot do të punojnë deri në orën 21. Javën e ardhshme do të shqyrtohet vendimi për ta zgajtur orarin e tyre të punës deri në orën 23.

Tashmë nuk është aq me rëndësi debati për orarin e punës, thanë nga OPH-së. Sipas tyre më me rëndësi janë masat që Qeveria do t’i sjellë për përkrahjen e industrisë së hotelerisë.

“Në lidhje me orarin e punës pa marrë parasysh nëse do të anulohet tërësisht ose do të kthehet në mënyrë graduale, hotelierët në periudhën në vijim nuk do t’i kthehen tërësisht funksionit të tyre për shkak se edhe më tej do të vlejnë protokollet për punë si dhe kufizime të tjera”, shprehet Zdravko Josifovski nga OPH.

Dje zv/kryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi reagoi në vërejtjet e hotelierëve.

“Mendoj se nuk jemi të sinqertë mjaftueshëm. Mendoj se sektori i hotelerisë është ndihmuar në mënyrë të mjaftueshme”, tha Bytyqi.

“Deklarata e zv/kryeministrit Bytyqi, se nuk jemi të sinqertë, se kemi marrë më shumë se të tjerët, ne sot dolëm me njoftim, që të dilet me numra konkrete dhe të thuhet se sa prej një miliardë, të holla  të pakos së vitit të kaluar, kanë përfunduar te hotelierët”, thekson Josifovski.

Derisa vlen orari i shkurtuar i punës, hotelierët nuk do të munden të punojnë me 100%  theksojnë nga OPH-ja. Ata shtojnë se do t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë ligjore, ndërsa në të ardhmen nëse nevojitet do të ndërmarrin edhe masa më rigoroze për mbrojtje të veprimtarisë së tyre.