Prej sot fillon ora policore më e gjatë në tërë territorin e RMV-së

TË FUNDIT

Duke filluar prej sot, në ora 16:00 tërë territori i Maqedonisë së Veriut do të jetë në orë policore.

Ora policore më e gjatë deri tash, do të përfundojë të martën, në ora 05:00.

Kjo masë ka hyrë në fuqi për shkak se gjatë këtyre ditëve, kremtohet edhe njëra nga festat më të mëdha të ortodoksëve, Pashkët.

Sot, gjithashtu është kufizuar lëvizja e qytetarëve në pyje gjatë periudhës kohore, prej orës 08:00 deri në ora 20:00.