Prej javës së ardhshme kthehen reshjet e shiut

TË FUNDIT

Deri të hënën moti do të mbajë stabil me rritje të temperaturave ditore, ndërsa të mëngjesit, që nesër, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë rreth apo nën zero, kumtoi DPHM.LAJME TË NGJASHME

Nga e marta do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut, vende-vende reshje të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima. Nga e mërkura do të fryjë edhe erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, që do të kushtëzojë sërish ulje të temperaturës.

Nga e premtja temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri -5, ndërsa të ditës nga e mërkura do të jenë maksimum 18 gradë.