Prefekti i Nju-Jorkut, Bil de Blasio paralajmëroi mundësi për kthimin e masave më të rrepta epidemiologjike për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, si për shembull mbylljen e shkollave, restoranteve dhe dyqaneve, të cilat nuk janë shumë të nevojshme në nëntë lagjet e Bruklin dhe Kuins, ku numri i të infektuarve të rinj nga Kovid-19 është në rritje më të madhe.
“Propozoj që nga 7 tetori t’i mbyllim të gjitha shkollat dhe dyqanet të cilat nuk janë më të rëndësishme në nëntë lagjet”, theksoi De Bllasio në konferencën për shtyp.
Ai theksoi se pret nga guvernatori i Nju-Jorkut, Endru Kuomo ta konfirmojë këtë vendim.
“Banorët e Nju-Jorkut kanë punuar shumë për ta penguar përhapjen e infektimit, prandaj këtë vendim nuk e sjellim lehtë. Në qytetin tonë, shkenca dhe profesioni e kanë fjalën kryesore, ndërsa ne sjellim vendime në bazë të asaj që na është rekomanduar, shtoi prefekti, duke dhënë kritikë deri tek administrata e Trampit dhe republikanët, të cilët sipas tij, kanë qasje joserioze ndaj virusit. fb/
