Pranohet dorëheqja e Jovanovskës, mandati i Tozijas nuk është vazhduar, shkarkohet Hajredini

TË FUNDIT

Qeveria sonte në seancë ka miratuar më shumë vendime për emërim të drejtorëve, u.d drejtorë dhe anëtarë të Këshillave drejtues të më shumë Ndërmarrjeve publike dhe Shoqata aksionare.

Janë pranuar dorëheqjet e drejtores së deritashme të Agjencisë për Punësim, Biljana Jovanovska, të drejtorit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emruli dhe të zëvendësdrejtorit të Agjencisë së Emigracionit, Osman Shukriu.

Në vendin e Jovanovskës është emëruar Abdush Demiri, derisa në vendin e Emrulit vjen Goran Gerasimovski, ndërsa për zëvendësdrejtor në Agjencinë e Emigracionit është emëruar, Izmit Nura.

Drejtorit të deritashëm të Agjencisë së Filmit, Gorjan Tozija nuk i është vazhduar mandati dhe do të shpallet thirrje publike për emërimin e drejtorit të ri.

Për shkak të indikacioneve për shkelje të më shumë dispozitave nga Kodi për sjellje etike është dhënë propozim deri te Këshilli drejtues i Ndërmarrjes publike për ekonomizim me objekte për sport të ngrit procedurë për shkarkimin e drejtorit aktual, Shpend Hajredini.

Është sjell madje vendim që t’i propozohet KD të Ndërmarrjes publike për ekonomizim me kullosa të shkarkojë drejtorin aktual, Lulzim Fejzullai për shkak të mos përmbushjes së obligimeve nga programi për punë dhe rezultateve të dobëta, ndërsa në vend të tij emërohet, Nefrus Çeliku.

Nga detyra e u.d drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovimin e Eksportit është shkarkuar Arben Vila, ndërsa në vend të tij është emëruar Dejan Pavleski, inxhinier i diplomuar për elektroteknikë. Është shkarkuar edhe Izmit Nura nga posti i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport dhe për zëvendësdrejtor është emëruar, Avni Rustemi.

Ka gjithashtu shkarkime edhe në Inspektoratin e Punës ku në vendin e drejtorit aktual, Alajdin Avziu është emëruar Jovana Trençevska, sociologe e diplomuar dhe m-r për Shkenca sociologjike.

Nga funksioni i drejtorit është shkarkuar edhe Fejzulla Spahija nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor dhe në këtë detyrë vjen Ana Petrovska.

Qeveria gjithashtu ka konstatuar edhe dorëheqjen e Ilmi Selamit nga detyra e anëtarit të Bordit të drejtorëve të SHA Ujësjellësi, ndërsa për anëtar të Këshillit është emëruar  Vasko Stefanov, inxhinier i diplomuar në logjistikën industriale dhe m-r në Fakultetin e Shkencave natyrore dhe teknike.

Për anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, me propozim të Organizatave të regjistruara konform Ligjit për Shoqata dhe fondacione, Qeveria ka emëruar Natasha Boshkovën për fushën “Mbrojtja e personave të margjinalizuar” nga Koalicioni të drejtat seksuale dhe shëndetesore të Komuniteteve të margjinalizuara Margjina- Shkup dhe Snezhana Tërpevska për fushën “Media dhe Shoqëria Informatike” nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë -Shkup.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Marjan Kicev është emëruar anëtar i Këshillit drejtues të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, ndërsa Maja Argirovska është shkarkuar nga detyra e anëtares së Komisionit për vendosjen e kërkesave për rritjen e çmimit të formuar të barnave, ndërsa në vennd të saj është emëruar, Anica Ivanoska Strezovski.

Kështu, me vendim të Qeverisë, Sllobodanka Kolevska është shkarkuar nga detyra e anëtares së Këshillit drejtues të ISHP – Spitali i përgjithshëm- Strugë me kërkesën e saj, ndërsa për anëtar në vend të saj është emëruar, Martin Xhuteski.

Nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik është shkarkuar Aleksandar Stefanovski dhe për shkak të përfundimit të mandatit të kryetarit dhe 5 anëtarëve të Bordit drejtues, për anëtarë janë emëruar Monika Jovanova, Pishtar Lutfiu, Kalina Leçevska, Branko Niçota të gjithë për një periudhë tre vjeçare, si dhe Dimitrija Angjellkovski, Sinisha Veljanovski dhe Driton Ziberi për një periudhë dy vjeçare.

Është shkarkuar nga detyra edhe Sllavica Todorova, drejtoreshë e Drejtorisë për Zhvillim dhe Promovim të Arsimit dhe Gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive dhe është emëruar Milutin Stançiq, profesor i Letërsisë maqedonase dhe gjuhës serbe në Fakultetin Filologjik në Shkup.

Nga detyra anëtarë të Këshillit drejtues- përfaqësues të themeluesit të Konviktit shtetëror të nxënësve “Kërste P. Misirkov” janë shkarkuar Angellço Petkov dhe Koste Bojkov, ndërsa në vend të tyre janë emëruar Efremço Nikollov, Dushanka Trajkovska dhe Pavle Lukoski.

Abdul Selam Selami është shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural dhe ai tani do të kryejë funksionin e zëvendësdrejtorit në DAP.

Shkarkime ka edhe në Drejtorinë për të Ardhura Publike ku nga detyra e zëvendësdrejtorit largohet Remzi Abdullahi i cili shkon në pozitë të re si ushtrues i detyrës së zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.

Qeveria gjithashtu e ka shkarkuar edhe Ante Popovskin nga detyra u.d drejtor i Agjencisë për Cilësinë dhe Akreditimin e Institucioneve Shëndetësore dhe ka emëruar Kaltrina Beqirin, doktore e Stomatologjisë për ushtruese të detyrës së drejtorit të Agjencisë së Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Xhezmi Saliu është shkarkuar nga posti i drejtorit të Drejtorisë së Mjedisit Jetësor dhe në këtë pozitë është emëruar Hisen Xhemaili, m-r për menaxhimin me Mjedisin jetësor si ushtrues detyre të drejtorit të Drejtorisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ka rekomanduar Këshillit mbikëqyrës të SHA në pronësi shtetërore (M- NAV) SHA Shkup, për anëtarë të Këshillit drejtues të zgjedh Fahrudin Hamidin (mr. për biznes menaxhment).

Me konkluzion nga kjo seancë e Bordit mbikëqyrës të Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transporti SHA-Shkup, nga detyra anëtar i Këshillit drejtues të SHA Hekurudhave -Transport ta shkarkojë Orhan Murtezanin, ndërsa për anëtar ta zgjedh Adnan Azizin (i diplomuar në Fakultetin Filologjik).

Në mbledhjen e sotme, Bllazhena Pejovska, inxhiniere e diplomuar në ndërtimtari, drejtimi Infrastrukturë e transportit është emëruar për anëtare e Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.