Pranim-dorëzimi i posteve në Qeverinë e re!

TË FUNDIT

Pas votimit të Qeverisë nga ana e Kuvendit, për sot është paralajmëruar zyrtarisht pranim-dorëzimi i posteve.

Dorëzimi i postit mes kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe kryeministrit të ri Zoran Zaev është planifikuar për sot në ora 9.

Më pas kryeministri i ri Zaev së bashku me kabinetin Qeveritar do të kenë një takim me presidentin e vendit Stevo Pendarovski.

Pranim-dorëzim i funksioneve do të bëhet edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Kulturës. Gjithashtu zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem Politik Artan Grubi për sot ka paralajmëruar pres konference.