PPTH: Paraburgim për banorin nga Haraçina për armëmbajtje pa leje

TË FUNDIT

Prokuroria Publike Themelore Shkup ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj një qytetari nga Haraçina i dyshuar për veprën penale-armëmbajtje pa leje.

Ai akuzohet në bazë të nenin 396, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal, për prodhim, tregtim, ndërmjetësim dhe armëmbajtje pa leje

-I dyshuari 21 vjeçar, në shtëpinë e tij në Haraçinë, paautorizim ka mbajtur armë dhe muncion- një pistoletë Glock 19 me tre korniza dhe 63 plumba 9.9 mm si dhe një  pushkë automatike me një kornizë me 29 plumba. Personi  në fjalë e ka poseduar pistoletën pa leje ndërsa pushka automatike është armë e cila me ligj është e ndaluar për qytetarët. Armatimi dhe municoni i janë gjetur sot gjatë bastisjes së shtëpisë së tij.

Duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë rrethana që i dyshuari mund të arratiset ose edhe ta përsërise veprën, prokurori kompetent ka dorëzuar propozimin për masën e paraburgimit,-thonë nga Prokuroria.