PP: Nuk ka bazë për intervenim të prokurorisë publike për punën e ATO dhe ASK

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore Publike Shkup miratoi një Rezolutë që nuk ka vend për ndërhyrje të ndjekjes publike lidhur me njoftimin me shkrim të parashtruar nga ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili i referohet veprave penale “shpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar” dhe “punës së pandërgjegjshme në shërbim”.

Njoftimi me shkrim, siç komunikoi Prokuroria publike, i përket asaj se ka mospërputhje të caktuara në funksionimin e Agjencisë teknike operative (ATO) dhe Agjencisë së sigurisë lombëtare (ASK).

Prokurori publik kompetent ka bërë kontrolle në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ATO  dhe ASK, nga ku janë dorëzuar të dhënat e nevojshme për të kontrolluar pretendimet në raportim.

“Nga analiza në njoftimin me shkrim, si dhe nga përgjigjet dhe të dhënat e dorëzuara, doli se reforma në sistemin e sigurisë, krijimi dhe funksionimi i ATO dhe ASK, si dhe mënyra e ushtrimit të kompetencave të tyre, paraqesin çështje sistemike dhe nga aspekti penal-juridik nuk ekziston bazë për veprim”, thonë nga Prokuroria.