PP: Janë kryer bastisje në disa banesa në Shkup lidhur me lëndën “Parcelat në Vodno”

TË FUNDIT

Me kërkesë të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot janë kryer bastisje në disa objekte. Bastisjet janë në kuadër të veprimeve hetimore në lëndën e njohur në opinion si “Pllacet në Vodno”, informoi sot në kumtesë Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga PP paralajmërojnë se Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon në vazhdimësi të ndërmarrë veprime në kahje të ndriçimit të plotë të lëndës.

Në rastin “Pllacet në Vodno” të dyshuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, si dhe Risto Novaçevski, Sasho Mijallkov, Jordan Kamçev, nëna e tij Ratka Kamçeva dhe Nenad Josifoviq.