Pothuajse një milionë njerëz janë goditur nga përmbytjet në Somali

TË FUNDIT

Përmbytjet në pjesën qendrore të Somalisë goditën pothuajse një milion njerëz, derisa 400.000 persona ishin të detyruar t’i braktisin shtëpitë, bënë të ditur sot Kombet e Bashkuara.

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën në përmbytjet në Beledvejne dhe Xhohvar, dy qendra bujqësore në Somalinë qendrore.

Ky rajon edhe vitin e kaluar ishte përmbytur, për shkak të së cilës më shumë se 500.000 njerëz i kanë braktisur shtëpitë.

Distrikti Beledvejne në rajonin Hiran është më i goditur pasi lumi Shabele më 12 maj doli nga shtrati dhe përmbytën 85 për qind të qytetit Belet Vejn. dhe 25 fshatra.