Në botë me koronavirusin e ri janë infektuar 46.931.194 njerëz, ndërsa kanë vdekur mbi 1,2 milion persona, publikoi ueb faqja “Uordlmeter”.
Numër më të madh të personave të infektuar dhe rasteve të vdekjes ka në SHBA. Më shumë se 9,4 milion njerëz janë infektuar me Kovid-19, ndërsa nga pasojat e sëmundjes kanë vdekur 236.501 njerëz.
Në vendin e dytë me 8,2 milion njerëz të infektuar është India, ndërsa pastaj vijojnë Brazili me 5,5 të infektuar, Rusia me 1,7 milion njerëz të sëmurë.
Në Francë, Spanjë, Argjentinë, Kolumbi dhe në Britani të Madhe tashmë janë regjistruar mbi një milion njerëz të infektuar me koronavirusin e ri.
Në vendin e dytë sipas numrit të rasteve të vdekjes së shkaktuar nga Kovid-19 është Brazili, ku kanë vdekur 160.074 njerëz, vijon India me 122.607 të vdekur, Meksika me 91.895 dhe Britania e Madhe me 46.717 njerëz të vdekur.
Në 24 orët e fundit në Iran është shënuar shifër rekorde prej 440 rasteve të vdekjes për shkak të së cilës hyri në fuqi ndalesa për dalje në qytetet e mëdha. Nga fillimi i tetorit janë mbyllur shkollat, xhamitë, dyqanet dhe restoranet në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa prej sot hyn në fuqi ndalesa për udhëtim brenda dhe nga 25 qytete, duke e përfshirë edhe Teheranin. Në Iran gjithsej 628.780 njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa kanë vdekur 35.738 njerëz.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 32 persona të vdekur në Kroaci dhe 1.165 të infektuar. Në periudhën e njëjtë në Slloveni janë paraqitur edhe 557 raste të reja dhe 25 të vdekur.
Për një ditë në Bosnja e Hercegovinë janë shënuar 764 persona të sapoinfektuar dhe 32 raste të vdekjes.
Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 1.225 të saposëmurë dhe 19 raste të vdekjes.
Në Hungari për një ditë janë regjistruar 70 raste të vdekjes dhe 3.581 persona të infektuar me Kovid-19.
Në Rumani për një ditë janë paraqitur 4.041 persona të saposëmurë dhe 86 raste të vdekjes. sa/
