Pothuaj 4 milionë të sapoinfektuar me koronavirus për një javë

TË FUNDIT

Numri i rasteve të reja të të infektuarve me koronavirus në botë në javën e fundit sërish është rritur për pothuaj katër milionë, kumtoi Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH).

Sipas OBSH-së, deri më 29 nëntor në botë janë regjistruar më shumë se 61.800.000 raste me Kovid-19. Në të njëjtën kohë, rritja javën e kaluar ishte pak më e vogël se javën paraprake – 3.935.330 përballë 4.060.891.

Numri i pacientëve, të cilët kanë vdekur nga fillimi i pandemisë tejkaloi 1,4 milionë. Më shumë se 69.000 njerëz kanë vdekur javën e kaluar. Sipas OBSH-së, rritje më e madhe javën e kaluar u regjistrua në Amerikën Veriore dhe Jugore.