Ditë zie për 2.533 viktimat e Kovid-19 është sot në Portugali, ndërsa pjesa më e madhe e vendit po përgatitet për “mbyllje” të re në përpjekje të autoriteteve që ta parandalojnë valën e dytë të epidemisë.
Presidenti Marselo Rebelo de Sousa dhe kryeministri Antonio Kosta me heshtje njëminutëshe u bënë homazh viktimave derisa kanë marrë pjesë në uljen e flamurit shtetëror në gjysmë shtize në pallatin presidencial, ndërsa gara e nderit të xhandarmerisë e intonoi himnin.
Ndërkohë, po përgatitet “mbyllje” e re e vendit, por në vëllim më të vogël nga paraprakisht që ishte gjatë pranverës. Me masat e reja do të preken 7,1 milion portugezë, gjegjësisht rreth 70 për qind e popullatës.
Ku është e mundur, puna në distancë do të jetë e obligueshme, por shkollat do të qëndrojnë të hapura, si dhe restorantet dhe dyqanet, por me orar më të shkurtë.
Që të shmanget tubimi tradicional për festën fetare “Të gjithë shenjtorët”, qeveria e kufizoi lëvizjen midis komunave deri të martën dhe vendosi përdorim të detyrueshëm të maskave edhe në ambient të hapur.
Portugalia javën e kaluar për herë të parë e kaloi kufirin ditor prej 4.000 raste të reja dhe 40 të vdekur.
