Popullsia e botës shkoi në 8 miliardë, njihuni me foshnjën nga Manila

TË FUNDIT

Sot, sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), bota ka arritur tetë miliardë njerëz dhe një foshnjë e lindur në Manila është bërë simbol i këtij fakti. Siç raportojnë mediat lokale, Vinice Mabansag, e cila lindi në Spitalin Memorial “Dr. Xose Fabela” në Tondo më 15 nëntor, është përcaktuar si personi i tetë miliardë në botë.

“Sapo ishim dëshmitarë të foshnjës së tetë të miliardtë në botë, të lindur në Filipine. Pritëm lindjen e saj rreth dy orë, mbërritëm në orën 23, dhe fëmija lindi në orën 01:29, me lindje normale”, tha Dr Romeo Bituin, kryemjeku i spitalit.