Sekretari i shtetit të SHBA-së, Majk Pompeo ka biseduar me presidentin e Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko dhe i ka bërë thirrje ta lirojë këshilltarin politik amerikan, bëri të ditur mbrëmë Stejt Departamenti.
Specialit i diplomuar për strategji politike në Huard, Vitalij Shklarov, i ka këshilluar kandidatët për president në SHBA, Rusi dhe Ukrainë dhe është arrestuar në Bjellorusi më 29 korrik, para zgjedhjeve presidenciale në vend më 9 gusht dhe është akuzuar nga autoritetet bjelloruse për aksione të organizuara që e prishin rendin dhe qetësinë publike.
Pompeo dje i bëri thirrje Lukashenkos të kërkojë lirimin e këshilltarit amerikan.
