Polonia me ministra të rinj të Punëve të Jashtme dhe Shëndetësisë

TË FUNDIT

Zbignjev Rau është kreu i ri i diplomacisë polake, ndërsa Adam Nexhielski, ekonomist dhe drejtor i Fondit Kombëtar të Shëndetit është ministri i ri i Shëndetësisë, bëri të ditur kryeministri Mateush Moravjecki, pasi paraardhësit e tyre dhanë dorëheqjen këtë javë, njoftuan mediat britanike.

Ndryshimet në qeverinë polake vijnë në një kohë të rëndësishme për të dy sektorët pasi Polonia po ballafaqohet me një numër në rritje të rasteve të koronavirusit dhe po përpiqet ta inkurajojë BE-në të marrë qëndrim diplomatik më aktiv për Bjellorusinë, ku shpërthyen protesta masive pas zgjedhjeve presidenciale.

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Jacek Çaputoviq dje dha dorëheqjen, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Lukas Shumovski u largua nga funksioni dy ditë më herët.