Gjatë 24 orëve të kaluara në Poloni janë regjistruar 5.300 njerëz të sapoinfektuar me Covid-19.
Ky është numër rekord në nivel ditor, ndërsa Qeveria ka vendosur masa të reja restriktive, mes të cilave edhe mbajtje e obliguar e maskave mbrojtëse.
Deri tani në Poloni janë konfirmuar gjithsej 121.638 njerëz të infektuar dhe 2.972 raste të vdekjes.
