Në Poloni sot janë regjistruar 1.002 raste të reja me Kovid-19, që është numri më i madh që nga fillimi i pandemisë, bëri të ditur Ministria polake e Shëndetësisë.
Bilanc i madh ditor rekord është shënuar pasi autoritetet e ashpërsuan kushtet sipas të cilave mjekët i dërgojnë pacientët në testim.
Kritikët e rregullave të reja pohojnë se duhet të kufizohet numri i qytetarëve të cilët testohen për koronavirusin e ri.
