Nëntë persona e kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në një përplasje mes një autobusi dhe një furgoni në Poloni, njoftuan mediat amerikane.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të qytetit Glivice në rajonin jugperëndimor Shlezia.
Viktimat janë transportuar me furgon, ndërsa janë lënduar një pjesë e udhëtarëve të autobusit.
Autoritetet konfirmuan se në momentin e aksidentit në furgon ka pasur nëntë persona dhe se të gjithë kanë vdekur, ndërsa në autobus ka pasur 49 udhëtarë.
Zëdhënësi i policisë deklaroi se rezultatet fillestare të hetimit treguan se shoferi i furgonit humbi kontrollin ndaj automjetit, se ai u përpoq të shmangte daljen nga rruga, por automjeti u përmbysi dhe goditi autobusin.
Mes shtatë udhëtarëve të lënduar të autobusit, që janë dërguar në spital, shoferi është në gjendje më serioze.
