Politikanë danezë 40 minuta biseduan me një Tihanovska të rreme

TË FUNDIT

Politikanë danezë këtë javë zhvilluan takim virtual të besuar me një person e cila doli se gënjente se është politikania e opozitës bjelloruse, Svetlana Tihanovska, kumtoi sot Parlamenti danez.

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme biseduan me Tihanovskën e rreme për 40 minuta para se thirrja e konferencës të ndërpritet befas, pa qenë të vetëdijshëm për të.

Në kumtesë theksohet se bashkëpunëtorët e politikanes së opozitës, të cilët ikën në Lituani pas zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi, u thanë ligjvënësve danezë se Tihanovska nuk mori pjesë në atë takim virtual.

Nënkryetari i Komitetit Majkëll Aastrup Jensen, shpjegoi se takimi ishte menduar si video konferencë, por personi që e prezentoi rrejshëm veten tha se nuk punon me ueb-kamerë, por vetëm me audio.

Ai theksoi se asnjë informacion i besueshëm nuk u zbulua në atë takim dhe se janë marrë masa për të parandaluar një incident të ngjashëm në të ardhmen.

Jensen gjithashtu tha se ekspertët e kompjuterëve kanë zbuluar se ueb-faqja nga e cila personi ka kontaktuar ndodhet në Rusi. Kryetari i komitetit dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Martin Lidegard deklaroi se nuk dihet akoma se kush qëndron pas mashtrimit, por ka indikacione për lidhje ruse.