Policia turke arrestoi sot 27 persona në Stamboll, të dyshuar për lidhje me organizatën SHI.
Personat ishin arrestuar herët në mëngjes në 15 qarqe të Stambollit, në disa aksione të njësive policore antiterroriste.
Të dyshuarit bëheshin gati për kryerje të sulmeve terroriste, ndërsa shkaku ishin publikimet e para pak kohësh në rrjetet sociale në të cilat ishte fyer profeti Muhamed. Gjatë kontrollimit të shtëpive të të arrestuarve, ishin gjetur shumë dokumente dhe materiale digjitale.
