Futbollisti i Unamit dhe i kombëtares braziliane Dani Alvesh do të arrestohet sot nën akuzën për sulm seksual, publikoi gazeta katalanase “Sport”.
Gjykata spanjolle bëri të ditur para dy javëve se ishte hapur një hetim kundër Alveshit, pasi një grua akuzoi futbollistin brazilian për sulm seksual në një klub nate në Barcelonë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.
Alveshi, (39) atëherë i mohoi akuzat dhe pretendonte se nuk e njihte gruan e cila e ngriti padinë.
Alveshi, i cili u paraqit për Brazilin në Kupën e Botës së fundit në Katar, nga viti 2017 është i martuar me modelen e famshme Zhoana Sanc.
