Disfata nga Austria është harruar dhe ahengu vazhdoi para ndeshjes më Ukrainën.
“Një natë para ndeshjes me Ukrainën tifozët nga Maqedonia po vazhdojnë të qëndrojnë këtu në qytet. Tani kanë ardhur edhe tifozët nga Ukraina. Do të shkojmë atje për të parë se si po argëtohen ata bashkë”, Artan Nuhiu, gazetar TV21.
Policia po u qëndronte afër, por nuk pati nevojë të intervenojë.
Ata kishin ardhur vetëm për tu argëtuar dhe për të parë futboll.
“Po ja e shikoni edhe vet, sikur të jemi në Shkup, sikur të jemi në Maqedoni. Maqedonas nga të gjitha anët e Maqedonisë. Këtu jemi të bashkuar, shpresoj që do të japim përkrahjen maksimale dhe do të fitojmë”.
“Humbim apo fitojmë, kjo atmosferë këtu që po ndodh nuk përshkruhet. Do të fitojmë, jo për kot kemi ardhur këtu”.
Përveç nga Maqedonia, për ta parë përfaqësuesen verdhekuqe kishte edhe prej tyre që kishin ardhur edhe përtej oqeanit.
“Po e shihni edhe vet se si është këtu, të gjithë bëjmë tifo me zemër me vullnet. Kjo është fitorja e vërtetë”.
Nga keni ardhur?
“Unë kam ardhur nga Toronto, Kanada, përshëndetje deri te të maqedonasit në Kanada”.
Por çka mendojnë tifozët ukrainas për përfaqësuesen e Maqedonisë?
“Maqedonia është ekip i fortë. Duhet ta respektojmë këtë ekip. Shpresoj që lojtarët tanë do ta marrin seriozisht”.
“Atmosfera është shumë miqësore, shumë miqësore. Është diçka natyrale”.
Shumica prej tifozëve që kishin ardhur nga Maqedonia, për TV21 thanë se po të mos ketë ndalesë nga Holanda, shkaku i masave anti-kovid, ata do të udhëtojnë edhe për në Amsterdam për ta parë ndeshjen e tretë të Maqedonisë.
