Policia norvegjeze do të mbajë armë për shkak të sulmeve të fundit në Evropë

TË FUNDIT

Policët në Norvegji përkohësisht do të mbajnë armë. Vendimi i tillë është marrë pas sulmeve terroriste në Francë dhe Austri.

Tani për tani policia do të mbajë armë gjatë tri javëve të ardhshme.

“Kërcënime konkrete ndaj Norvegjisë nuk ka, por ngjarjet e fundit në Evropë na përkujtojnë se policia çdoherë duhet t’i marrë parasysh rreziqet nga fatkeqësitë e padëshiruara”, thuhet në kumtesën e policisë.

Policia në Norvegji zakonisht nuk mban armë, por ka në automobilat policore për patrullë.